Subscribe

Në universitetet publike dhe private ka nisur procedura për pajisjen me kartën e studentit, e cila ndër të tjera mundëson marrjen e abonesë falas për studentët.

 

Këtë vit këshilli bashkiak ka vendosur që në transportin urban të udhëtojnë pa pagesë jo më shumë se 22.500 të rinj.

 

Për studentët, ky është një numër tejet i kufizuar krahasuar me kërkesën.

 

DESADA XHETANI

ANETARE, KESHILLI STUDENTOR,  FHF

 “Të gjithë thonë që abonetë janë falas por duhet thënë se nuk ka abone për të gjithë studentët. Prandaj nuk pranojnë vetëm kartën e studentit në autobusë, por duhet të shkojnë ti tërheqin në pikat e caktuara.”

 

Të rinjtë kërkojnë që të rishikohen shërbimet që ofron karta e studentit me qëllim që të shmanget fiktiviteti dhe përfitimi të jetë real.

 

“Pjesa e bibliotekave është falas qoftë me kartë studenti apo jo, mjafton të regjistrohesh dhe e përfiton ndërkohë që ne kemi nevojë për kancelaritë, libraritë, pjesa e literaturave apo në qytet studenti ku janë mencat dhe konviktet. Thuhet që ka ulje por nuk ka në të vërtetë. ”

 

Sakaq, drejtoresha e agjencisë së rinisë pranë bashkisë së Tiranës, Enkelejda Hamzaj shprehet se interesi i treguar për abonetë qëndron brenda kufijve të ofertës.

 

ENKELEJDA HAMZAJ

DREJTORESHE, AGJENCIA E RINISE

 “Me vendim të këshillit bashkiak, që sapo është marrë, rreth 22.500 studentë do të pajisen falas me abone studenti. Kërkesat muajt e fundit kanë qënë deri në 21 mijë afërsisht. Nëse do të flasim për mensa studentore janë 5 apo 6 të tilla që ofrojnë shërbime me çmim të reduktuar. Ne po punojmë që të rrisim numrin e tyre.”

 

Nga ana tjetër, pranë agjencisë së rinisë nuk ka patur ankesa nga të rinjtë sa i takon shërbimeve që ofrohen në kartën e studentit.

 

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë partnerët që kanë një kontratë 2 vjeçare me bashkinë. Me çdo student që është kartëmbajtës mund të telefonojë pranë Agjencisë së Rinisë nëse ka ankesa në mënyrë që të bëjmë verifikimet e nevojshme dhe ndërpresim kontratën nëse nuk zbatohet.”

 

Pajisja me kartën e studentit përfundon brenda pak minutash pranë sporteleve të dedikuara që janë vendosur në 8 universitete publike dhe 23 universitete jopublike të kryeqytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *