E diel, 1 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Abdixhiku nga tubimi i madh përmbyllës: LDK po vjen! Jemi vetëm një votë larg

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbe”, tha se populli i Kosovës është bërë bashkë sonte kundër ndarjes, urrejtjes, përçarjes dhe sipas tij, kjo është fitorja e vërtetë.

“U bëmë një shumë shpejt, u bëmë bashkë sikur dikur, sikur kishit kërkuar gjihtmonë. LDK-në e kërkuar e gjetët, popullin e kërkuar, e gjetëm.”

“Ato na vijnë si kushtrim edhe i prindërve të sotëm që përpiqen që të rrisin me mund e djersë fëmijët e tyre në Kosovën e të parëve të tyre, ku përpiqen të ua ndërtojnë një të ardhme ku dinjiteti, mundësia dhe përparimi nuk përcaktohen nga tallja, por nga vetë puna dhe vetë shpresa”, tha Abdixhiku.

“Jo të dashur prindër, nuk do t’ua rris fëmijët juve. I paçi dhe iu paçin me jetë e shëndet. Por, dua t’i bëj atyre dhe juve një shtet që i trajton fëmijët tuaj me nder dhe dinjitet, që nuk i bën material pune për botë por i fton të ëndërrojnë, punojnë, jetojnë, prindërohen e plaken këtu në Kosovë”, shtoi Abdixhiku.

Reklamë

Më tej, ai tha se jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, por i siguroi të rinjtë e vendit se jetën në Kosovë do ta bëjnë të mirë, dhe janë shumë afër kësaj.

“Jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, jemi shumë larg në fakt. Por, të dashur të rinj, jetën në Kosovë do ta bëjmë të mirë, jemi shumë afër kësaj, jemi vetëm një ditë larg, jemi vetëm një votë larg”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë