Subscribe

Salah Abdeslam një ndër terroristët dhe organizatorët e sulmeve të Parisit ku humbën jetën 130 persona në nëntor të vitit të kaluar është ekstraduar nga Belgjika në Francë. Lajmin e konfirmon prokuroria belge, e cila thekson se dorëzimi te autoritetet franceze ka ndodhur mëngjesin e të martës me helikopter, në zbatim të “urdhër arrestit evropian të lëshuar nga Franca më 19 mars 2016”. Por zyrtarët në Belgjikë nuk kanë dhënë detaje se ku është dërguar Abdeslam për shkaqe sigurie.
Terroristi Abdeslam është ndaluar në mars, pas afro katër muaj kërkimesh në mbarë Evropën. 26-vjeçari është plagosur në këmbë gjatë aksionit për ndalimin e tij në Molenbek. Pas arrestimit, vete Abdeslam tha se nuk do ta apelojë vendimin për ekstradim duke njoftuar se do të bashkëpunojë me autoritetet franceze. 26-vjeçari akuzohet për organizimin e sulmeve terroriste me pasojë vdekjen e mbi 130 qytetarëve francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *