Kryeministri i Kosoves priti sot ne nje takim homologun e tij të Malit të Zi Dritan Abazovic.

 

Ata nenshkruan një marrveshje per sherbimin ajror  mes dy vendeve.  Ne nje konference per shtyp Kurti u shpreh kjo marreveshje do të shkurtojë fluturimet me 15 minuta.

 

“Nënshkrimi i marrëveshjes për shërbimet ajrore ishte hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ofron mundësi të reja të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje, mund ta shtojë edhe një fluturim. Zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme, ul koston e fluturimeve që ndikojnë në çmim të biletave. Korridoret dalëse dhe hyrëse mes Kosovës dhe Malit të Zi shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, ndërsa fluturimet komerciale nuk mund të realizoheshin. Hapet mundësia e lirive të fluturimeve të kompanive ajrore. Kjo marrëveshje është në punën e vazhdueshme për ushtrimin e sovranitetit ajror”

 

Kryeministri i Malit të Zi Abazovic falenderoi homologun e tij per mikepritjen , ndërsa vleresoi punën e bërë per sundimin e ligjit.

 

“Të dyja vendet të ardhmen e shohim në BE, në familjen e madhe evropiane. Në vitin e kaluar, në dy luftërat kryesore që duhen për t’u anëtarësuar në BE, në sundimin e ligjit dhe ekonomi, si Mali i Zi ashtu edhe Kosova kanë bërë punë të mirë. Duhet të vazhdohet në këtë drejtim”

 

Të dy kryeministrat bëne të ditur se po punohet edhe per dy projekte të rëndësishme në infrastrukturës, atë të rrugës Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë. Kjo, sipas tyre, do të lehtësonte shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *