Dritan Abazoviç është zgjedhur ditën e sotme kryeministër i Malit të Zi

 

Për këtë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai i ka uruar suksese kryeministrit të ri, teksa tha se në 6 shtete të Ballkanit, janë 3 kryeministra shqiptarë.

 

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *