Për herë të parë në historinë e mundjes mundjes, Shqipëria ka fituar medaljen e arit.

 

Mundësi çeçen, Zelimkhan Abakarov i cili garon në ngjyrat e flamurit kuqezi fitoi të artën dhe duke u shpallur kështu kampion bote në këtët sport, pasi mboshti amerikanin Thomas Gilman në kategorinë 57 kilogramë.

 

Në kampionatin e luajtur në Beograd të Serbisë, Abakarov mposhti kundërshtarin e tij me rezulatin 7 me 2.

 

Kujtojmë që amerikani ishte kampioni në fuqi në këtë kategori.

 

Mundësi kuqezi mposhti në gjysmëfinale serbin, Stevan Micic, i cili ishte po ashtu medalist olimpik.

 

Kjo është medalja e dytë e artë që vjen në vendin tonë pak javë pasi Luiza Gega fitoi të artën në vrapim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *