E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

AAK: Shtyrja e vendimit për Haradinajn, një abuzim me drejtësinë

Një abuzim me drejtësinë. Kështu e ka komentuar partia AAK, e Ramush Haradinajt, vendimi e gjykatës franceze për të shtyrë me 6 prill vendimin për ekstradimin ose jo të tij.

 

Reklamë

Në komentin e tyre ne Facebook, thuhet:

 

Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviçit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë.

AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.

Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë