Prej kohësh, qeveria nuk artikulon më publikisht nismën e amnistisë fiskale. Drafti i hedhur për konsultim, nisi të diskutohej edhe me strukturat e Bashkimit Europian, të cilët e kanë kundërshtuar fort këtë draft. BE është pro një amnistie fiskale, por jo penale. Ndaj për aq kohë sa nuk ka një dakordësi për një nismën të tillë, qeveria duket se nuk do të avancojë më tej me këtë draft. E pyetur në emisionin E-ZONE, në Vizion Plus lidhur me këtë ligj, zv/ministrja Vasilikia Vjero tha se Shqipëria nuk mund të jetë kundër parimeve të BE-së

 

Nëse nisma do të vijojë më tej, pa diskutim do të jetë një draft që do të ketë dakordësinë e të gjithëve, sidomos me strukturat e Bashkimit Evropian konkretisht, me Moneyval që na monitoron edhe pas daljes dhe nga lista gri, e parandalimit dhe pastrimit të parave.

Pyetje: Pra nuk do të ketë draft pa miratimin e tyre?

Përgjigje: “Ne nuk mund të shkojmë kundër parimeve të tyre”, – sqaroi Vasilika Vjero në Vizion Plus.

 

Në fund të muajit tetor, Shqipëria doli nga lista e gri e pastrimit të parave, pas tre vitesh që hyri në këtë listë nga Moneyval, struktura që merret me monitorimin dhe verifikimin e masave që marrin shtetet kundër pastrimit të parave nga krimi dhe terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *