E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

A u konsultua me Berishën për partinë e re? Përgjigjet Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli vendosi të rikthehej në politikë pas një pauze të gjatë me Partinë Lëvizja për Ndryshim.

 

Kur e mori këtë vendim, Topalli mohoi të jetë konsultuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Reklamë

Ajo pranoi për “Vizionin e Pasdites” se ka komunikim të vazhdueshëm me Berishën, por jo për vendimet që merr.

 

“Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por për vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe nuk kam biseduar dhe nuk e kam ndarë me të. Ka qenë korrekt kur ka thënë që zgjedhja është thelbi i lirisë. Nuk them se më ka mbështetur, as të kundërtën, por ka qenë korrekt si njeri që e di se çfarë do të thotë pluralizëm.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë