Kryeministri i vendit, si çdo të martë, u është përgjigjur pyetjeve të adresuara nga qytetarët në rrjete sociale. Duke ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, kreu i qeverisë tha se ai mund ta kalojë sa herë të dojë oqeanin.
Rama: Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë. Kush të ka thënë ty që nuk shkoj dot në SHBA? “Non grata” ta ka thënë? Ore u hoq ajo “non grata” se nuk e kam marrë këtë informacion. Si keni fyturë që pasi i thatë shqiptarëvve do hiqet “non grata” tani i thoni shqiptarëve a shkoj unë matanë oqeanit apo jo. A pika! Këto nuk kanë pikë rëndësie, as ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh.
Teksa ka radhitur edhe disa nga arritjet e qeverisë në 12 vite qeverisje, duke iu përgjigjur një komentuesi i cili tha se “çfarë ka bërë në këto vite qeverisje”.
Rama: Po nga ta filloj numërimin? E solla Shqipërinë në pragun e BE-së. të duket gjë e vogël jo? Për 12 vite e nxorrëm Shqipërinë nga një gropë ku nuk e përfillte njeri, e kemi bërë një vend që e respektojnë dhe e vlerësojnë të gjithë. Kemi ndëruar 450 shkolla të reja dhe 53 spitale. Nga ta kap? Të të flas për 1000 km rrugë evropiane me standarde evropiane që kemi ndërtuar. Çfarë muhabeti është ky?/vizionplus.tv