Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti vlerëson se varianti “Omicron”, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë, është më pas riskues për shëndetin në krahasim me Delta.

 

Në një lidhje skype me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, pyetur nga gazetari Roland Zili nëse virusi është dobësuar ndjeshëm, mjeku u shpreh se:

 

“Variante ka shumë. Është e rëndësishme sa prej tyre bëhen dominante, siç është Omicron që po sposton Deltan. Në këtë moment, Omicron është më i transmetueshëm se Delta, si dhe është më pak riskues për shëndetin sesa Delta. Këtë e vumë re në Afrikën e Jugut. 80 për qind më e ulët sesa Delta është risku për shtrim në Afrikën e Jugut. Në Skoci e Angli u raportua 67 për qind risku për hospitalizim në krahasim me Deltan. E njëjta shifër u raportua edhe nga Kanadaja. Kur shohim studime të ndryshme në kontinente të ndryshme, këto konfirmojnë njëra-tjetrën. Kur shohim këto shifra, shohim një element pozitiv, ulet numri i personave që kanë nevojë për spital.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *