E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“A takoi Tahiri mafiozët italiane”

Opozita akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si njeriun e lidhur me trafikun e drogës dhe ngre pyetje nëse ai është i lidhur me mafien italiane. Enkeleja Alibeaj ripersërit se ministri vjel 30% të çmimit për çdo rrënjë kanabis të mbjellë.

“A ka qenë ministri yt i drogës, në linjën Durrës-Bari ne datat 29-31 Korrik, në shoqërinë e drejtuesve të rrugëve kryesore të kanabisit, Arjanit Arapi, Jaeld Çela, Boge Bodini? Cili ka qenë synimi i këtij udhëtimi? A ka qenë në kthim Tahiri në shoqërinë e disa shtetasve italianë në tragetin ku kishin rezervuar 3 kabinat e sipërme?A janë regjistruar këta shtetas kur kanë hyrë në pikën kufitare të Durrësit bashkë me Tahirin në orën 22.20 të 31 Korrikut? Nëse jo, pse nuk janë regjistruar? A keni të dhëna nga burime të brendshme apo të huaja se shtetasit italianë dyshohen të jenë përfaqësues të organizatës famëkeqe të Mafias Italiane, Sacra Corona Unita? Po dalja dhe kthimi i Tahirit dhe shpurës se tij, a janë regjistruar në pikën kufitare? Nëse jo, pse jo?”

Për opozitën, lëvizjet e ministrit nuk janë të rastësishme.

“Këto lëvizje që përkojnë me pikun e sezonit të hashashit dhe trafikimit të sasive të mëdha në Itali janë dëshmi tronditëse të implikimit të thellë të qehajait të Ramës në menaxhimin e transportimin e drogës”

Opozita prej ditësh ka nisur një valë akuzash në adresë të kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe zyrtarë të lartë të Policisë së shtetit si mbrojtës dhe përfitues nga narkotrafiku.

Më shumë video

Reklamë