Subscribe

A jemi në prag të Luftës së III Botërore? Kjo ishte tema që u diskutua këtë  të mërkurë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus.

I ftuar në studio eksperti i sigurisë Arian Dyrmishi, deklaroi se Shqipëria nuk është e përfshirë drejtpërdrejtë në atë që po ndodh në lindjen e mesme mes Izraelit dhe Palestinës si dhe në përplasjen e fundit Izrael Iran.

Ai deklaroi se vendi ynë në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm do të rrezikonte vetëm ekonomikisht, pasi lufta atje do të sillte rritje të çmimeve dhe inflacionit.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Sa rrezikon që të agravohet situata?

Dyrmishi: Shqipëria nuk është palë në këtë konflikt, rreziqet për ne janë të natyrës ekonomike. Por duke patur parasysh shkallën e vurnerabilitetit të ekonomisë shqiptare, mendoj që një përshkallëzim i konfliktit aty do të çonte në një rritje të çmimit të karburanteve dhe inflacionit.

Pranvera Borakaj: Pra vetëm pasoja ekonomike?

Dyrmishi: Sa i përket shkallës së përhapjes ë konfliktit, se është përmendur shumë Lufta e III Botërore, nëse do të kishim hapje të konfliktit, sigurisht që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe do të merrte pjesë, varet nga qëndrimi i NATOS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *