Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të...

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

A mundet Rusia t’i shmangë sanksionet nëpërmjet kriptomonedhave?

2 Mars 10:45

Blerjet e kriptomonedhave me rubla kanë shënuar nivele rekord që pasi Rusia sulmoi Ukrainën duke ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse bitcoin-i mund të ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet.

 

Pse kripto po tërheq rusët?

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po përpiqen të gjymtojnë sektorin bankar dhe monedhën ruse me një ‘breshëri’ sanksionesh. Ato përfshijnë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e botës.

 

Sistemi i SWIFT lejon bankat të komunikojnë me shpejtësi dhe siguri lidhur me transaksionet. Heqja e Rusisë synon të parandalojë tregtinë e këtij vendi me pjesën më të madhe të botës.

 

Masat perëndimore që ndalojnë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë kanë bërë gjithashtu që ekonomia ruse të zhytet në kaos. Rubla është ulur 27% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, niveli më i ulët i regjistruar i saj.

 

Rrjedhimisht rusët po i drejtohen kriptomonedhave që operojnë në një rrjet të decentralizuar dhe për këtë arsye nuk preken drejtpërdrejt nga sanksionet. Kaiko, i cili ofron të dhëna mbi tregun e kriptomonedhës, ka raportuar vëllime rekord të blerjes së bitcoin-it në rubla që prej fillimit të sulmit javën e kaluar.

 

Një lloj tjetër monedhe dixhitale që ka përfituar shumë nga sulmi rus ndaj vendit fqinj të saj është tether, që shihet si më më e qëndrueshme se kriptomonedhat e tjera.

 

A është kriptomonedha një zgjidhje afatgjatë kundër sanksioneve?

 

Qeveritë, nëse duan, mund të urdhërojnë platformat ku blihen kriptomonedha të vendosin kufizime për blerjet e bëra, në mënyrë që të bllokojnë përpjekjet për të shmangur sanksionet.

 

Zëvendëskryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov, i cili është gjithashtu ministër i transformimit dixhital të vendit, kërkoi përmes Twitter-it që platformat e kriptomonedhave të bllokojnë llogaritë ruse, një kërkesë që thuhet se po shqyrtohet nga autoritetet amerikane.

 

Grupi që ofron analiza mbi tregun e kriptomonedhës ‘Chainalysis’ tha në një deklaratë se kishte besim se industria e kriptomonedhave mund të kundërshtonte përpjekjet e aktorëve rusë për t’iu shmangur sanksioneve. Ai vuri në dukje se blockchains, ose regjistrat e transaksioneve të kryera në monedha dixhitale, u japin mundësi qeverive perëndimore të identifikojnë shkeljet.

 

Koreja e Veriut dhe Irani kanë arritur t’i shmangin sanksionet falë kriptomonedhave. Koreja e Veriut ka fituar miliarda dollarë nga sulmet kibernetike, ndërsa Irani ka përdorur energji me kosto të ulët për të prodhuar bitcoin, sipas Caroline Malcolm përfaqësuese e ‘Chainalysis’.

 

Megjithatë, përdorimi i kriptos për të shitur mallrat kryesore të eksportit rus, si grurin, naftën dhe gazin, nuk ka gjasa të ndodhë pasi sikurse thonë analistën, tregtimi në masë i bitcoin-it dhe monedhave rivale të tij, do të ishte i pamjaftueshëm për të mbështetur tregtitë në shkallë të gjerë.

 

Çmimet e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera janë rritur që nga fillimi i agresionit rus, por jo thjesht për shkak të investimeve ruse. Pas një thirrjeje për donacione që nga e shtuna qeveria ukrainase ka marrë kriptomonedha në vlerën e 17.1 milionë dollarëve, sipas grupit ‘Elliptic’./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bitcoin kriptomonedha Rusi Sanksione

Nga e njëjta kategori

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve misterioze, nuk e dimë nëse janë apo jo UFO

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të turizmit njollos imazhin e Shqipërisë 

më shumë...

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin përpjekjet diplomatike për dialog  

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

2:05

Edicioni i 9-të i “MIK Festival”, koncerte...

2:01

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas...

1:50

Princ Leka bëhet baba për herë të...

1:47

U kap me kokainë në makinë, gati...

1:42

AKSK: Kujdes nga SMS dhe email-et që...

1:12

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të...

12:56

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike...

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.