Nga një seks-bombë në një mami seksi, Manuela Arcuri pozon për të përjavshmen “Chi” bashkë me djalin Mattia dhe thotë: “Mendoj për një fëmijë të dytë, por dua të kthehem në punë me kohë të plotë dhe nuk zhvishem më”.

 

 

“Jam e dashuruar me Mattian, e kam dëshiruar shumë dhe tani e kam shumë të vështirë të shkëputem prej tij”,- thotë Arcuri, e cila për partnerin e saj Giovanni Di Gianfrancesco shton:

 

 

“Do të martohemi herët apo vonë, por nuk është urgjente”.

 

 

“Më pëlqen të kem një tjetër fëmijë, por tani do të ishte shumë e lodhshme. Mattia zgjohet akoma shpesh natën. Nuk do të arrija dot të menaxhoja dy fëmijë. Preferoj t’i kushtohem atij tani për tani. Sigurisht, një vëlla apo motër është shumë i rëndësishëm dhe unë e di mirë këtë”,- vazhdon Arcuri, raporton Blitz.al

 

 

“Jam e lumtur që u bëra nënë në moshën 37-vjeçare, e kam shijuar punën në televizion dhe fakti që tani kam një eksperiencë them se është më mirë të bësh fëmijë vonë, pas moshës 35-vjeçare, sesa nëse bëhesh nënë në moshën 20-vjeçare”,- vijon aktorja e njohur, e cila ka ardhur sërish në formë tashmë pas 13 kileve shtesë gjatë shtatzënisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *