Jennifer Lopez mbush këtë 24 korrik plot 50 vjec. Por kush e besoj se këngëtarja dhe aktorja e famshme festoon 5 dekada jetë? Askush, me siguri po të shohin edhe setin e fundit fotografik të J.Lo.

Një seks simbol I vërtete e ikonës së muzikes, aktrimit dhe stilit me të cilin ajo identifikohet.

Sot Lopez është një mama e lumtur në krah të bashkëshortit të saj Alex Rodrigues. Po ku do të festojë 50 vjetorin Jeniffer Lopez?

Natyrisht rrugëve, sepse ajo është e impenjuar aktualisht në turin e saj “”It’s My Party“, dhe datëlindja e gjen pikërisht në Florida, ku ndodhet për momentin në kocertin e radhës.

Vajza e lindur ne Bronx në SHBA në 1969 në prindër latinë me origjine portorikane, falë stilit të jeteses ka edhe sot një trup dhe linja të mrekullueshme të denja për vajza që nuk janë më shumë se 30 vjec.

Në 50 vjetorin e saj të lindjes J.Lo, festoon edhe 20 vitet e karrierës muzikore teksa në vitin 1999 ajo nxorri edhe albumin e saj të parë të titulluar “On thë 6”. Më heret nga 1991 e më tej kishte qënë balerinë dhe aktore në një serial televiziv jo shumë të njohur në SHBA.

Mamaja e dy binjakeve të lindur ne 2008, ka pasur një jete sentimentale po kaq intensive.

Aktualisht është e martuar me ish lojtarin e bejzbollit Alex Rodriguez me të cilin u njoh në 2016. Cifti jeton në Majemi në dy vajzat e Rodroguez dhe dy binjakët e Lopez. Ka pasur dy divorce shumë vite me parë me një kamarier kuban dhe një balerin. Po ashtu marrëdhenie dashurie më vonë me aktorin Ben Affleck dhe një martesë të trete kengetarin e famshëm Marc Anthony I cili është edhe babai I dy binjakëve. Me këtë të fundit divorci u bë në vitin 2014.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *