Subscribe

Ardian Civici, ekspert ekonomie, është i mendimit se krizës së fortë të çmimeve nisur që nga periudha e pandemisë i ka ardhur fundi. Tregjet duken më të stabilizuar nga goditjet, ndaj muajt në vijim duken më relaksues.

I ftuar në emisioni “E-ZONE” në Vizion Plus, Civici tha se sinjalet janë që bankat qendrore të nisin kursin e uljes së normës së interesit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Po hyjmë në një periudhë më relaksuese nga goditjet, ndaj dhe tregjet duken më të qetë dhe çmimet më të stabilizuara. Sinjalet janë dhënë nga Banka Qendrore Europiane, se pas muajit qershor, në varësi edhe të ecurisë së treguesve, mund të nisë kursi i ri i uljes së normave të interesit. Pa dyshim që një gjë e tillë do të ndiqet edhe nga banka e Shqipërisë. Nëse nuk do të kemi zhvillime të reja, 6-mujori i dytë i këtij viti do të sjellë rishikim të politikës monetare”, u shpreh Civici në intervistën me gazetaren Rajmonda Lajthia.

Sipas Civicit presionet nga mjedisit i jashtëm kanë rënë ndjeshëm, ndërsa në tregun vendas presioni vjen nga reforma e pagave, e cila mund të shkaktojë një efekt në treg për inflacionin. Megjithatë sipas tij lajmi i mirë është që inflacioni po shkon në objektiv. Nëse inflacioni do të vijojë edhe për disa muaj rresht të jetë në nivele pak a shumë 3%, banka qendrore do të ndërhyjë për të riparë politikën e ndjekur deri më tani të forcimit të lekut“,  sqaroi Civici në emisionin “E-ZONE”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *