E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

A ke kontakte me Dijonisin? Përgjigjet Baby G

Këngëtarja dhe njëkohësisht ish-fermerja e “Ferma VIP”, Baby G na ka zbuluar më shumë nga marrëdhënia që ka me Dijonis Bibën pas përfundimit të spektaklit.

Ajo arriti të rrëmbente jo pak zemrat e publikut, duke prekur kështu finalen e edicionit të parë, e duke u kthyer në një nga ish-fermeret që është gjithmonë  në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja ka ndarë në rrjetin e saj “Instagram” një story me “Ask me Question”. Në një ndër pyetjet e bërë nga ndjekësit e saj ishte pikërisht për ish-fermerin Dijonis Biba.

“A ke kontakt me Dijonisin”, i shkruajnë këngëtares.

Reklamë

Baby G nuk nguroi të pranojë se ka një raport shumë të mirë me ish-fermerin duke thënë: Po, ai është gangsteri im (my G).

Gjatë eksperiencës në Ferma VIP, dy ish-fermerët u përfolën për një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, por të dy e mohuan se kishin ndjenja për diçka më shumë se shoqëri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë