E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A kanë të drejtë vote emigrantët që kanë ikur me kamion në Angli? Suprizon me përgjigjen Nuri

“Vota e diasporë”, kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse emigrantët që kanë ikur në mënyrë të paligjshme në Britani apo në shtete të tjera a kanë të drejtë vote, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franca Nuri tha se teorikisht po, pasi është lënë hapësira ligjore, mjafton që të ketë adresë të saktë banimi.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Një tjetër çështje që po diskutohet është koha që kërkon KQZ për 5 ose 10 ditë sa i përket publikimit të listës së partive politike, duke i dhënë kohën e nevojshme, jeni dakord me këtë kohë që këkron KQZ?

Nuri: Duke qenë se është proces historik, hera e paraë që diaspora voton, prandja gjej vendin që i bëj thirrje diasporës ta shfrytëzojnë këtë moment, ëhstë vetëm 5 minuta, me një doument identifikimi shqiptar një adresë, në mënyrë që të ketë të drejtën të votojë dhe të bëjë ndryshimin.

Borakaj: Nëse ky emigranti është në Gjermani nuk ka patur kurrë një banesë, çfarë ndodh?

Nuri: Është një pyetje e gjetur, sepse këtë po hasim nga pyetjet që na vijnë. Ne e kemi lënë në kuadrin ligjor dhe nënligjor aktet, ku janë lënë të hapura një sëri dokumentesh që vërtetojnë adresën, mund të japë kontratën e qerasë, daturë dritash, interneti, fatur televizori. Adnresa mund të jetë shënuar në patentë, në kartë transporti, çfarëdolloj dokumenti.

Borakaj: Po nëse ka dy banesa në Shqipëri e zgjedh ai?

Nuri: Merret për bazë regjistri i gjendjes civile. Nëse e ka gjendjen civile në Berat aty do të numërohet e me radhë. Kemi pyetje të shumta kjo opër adresën është më e shpeshta.

Borakaj: Nëse ka ikur me kamion në Angli voton ai?

Nuri: Teorikisht po. Madje edhe ne këtu po të duam, nëse në 11 maj do të jemi jashtë vendit, nëse duam mund të aplikojmë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë