E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

A ka vend për panik nga virusi? Psikologia: Duhet bërë kujdes me informacionin që jepet

Psikologia Arlinda Selmani ka bërë thirrje që mediat dhe mjekët të trajtojnë me kujdes informacionet që japin për virusin e ri, në mënyrë që të mos përhapin panik.

Sipas saj mediat dhe mjekët në këto momente kanë një rol kyç, në mënyrë që të mso japin informacion të gabuar.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A ka vend për panik?

Selmani: Kur shikon ato pamje ka shmë vend për panik. Në kohën e Covid doktor Ilir ishte i vetmi mjek që kishe dëshira ta ndiqje, pasi mënyra se si e trajtonte na bënte që mos kishe më frikë. Të gjithë mjekët e tjerë na jepnin panik. Çdo pandemi ngjall tmerr dhe panik. Ata persona që kanë patur lidhje të drejtpërdrejtë me këtë sëmundje, apo ata që humbën njerëz, ata manifestojnë ankth, pasi është i vështirë dhe për tu trajtuar. Për aq kohë sa informacioni që sot jepet nuk të lë vend që të harrosh. Është shumë e rëndësishme që si mjekët ashtu dhe mediat duhet t’;i trajtojmë me kujdes këto tema delikate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë