Subscribe

E pyetur se cilat do të jenë disa pikat e programit që do të negociojnë me LSI nëse vijnë në pushtet, Jorida Tabaku theksoi se parimet janë të njëjta.

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, ish-deputetja tha se taksa e sheshtë, mbështeja sociale për grupet e veçanta,çështja e pronave, janë disa parime që nuk ndryshojnë.

Qëllimi kryesor i partive opozitare, shtoi Tabaku, është largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Parimet janë të njëjta. Ne nuk ndryshojmë në parimet që kemi. Edhe taksa e sheshtë është një parim që e kanë të gjithë. Mbështetja sociale për grupet e veçanta është një parim që e kanë të gjithë. Çështja e pronave dhe e të përndjekurve politik është një nga parimet bazë që ne i ndajmë me PR-në dhe me parti të tjera opozitare. Pra parimet nuk ndryshojnë. Qëllimi kryesor është largimi e Edi Ramës, dhe për këtë sigurisht që pas 25 prillit në programin qeverisës do të diskutohet çdo lloj detaji. Siguroj që ky nuk është lajm fare sepse për herë të parë të gjithë partitë politike të opozitës janë bashkë kundër një të keqeje më të madhe dhe një dështimi më të madh siç është Edi Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *