Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka hedhur poshtë idenë se suksesi në Evropë me klubin mund të ndryshojë mendjen e tij për largimin e tij të ardhshëm.

Në mesin e shkurtit, PSG-ja komunikoi me mediat se ai do të largohej dhe ndërsa nuk e ka bërë të ditur destinacionin e ardhshëm, të gjithë presin që sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën e Real Madridit.

“Jo, jo, jo”, u përgjigj ai kur u pyet nëse ka ndryshuar mendjen për vendimin e tij. Pohim ky që do të jetë muzikë për veshët e tifozëve të Los Blancos. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *