Subscribe

Alfred Bodini, një person i cili vite më parë ka kaluar në gjendje kome, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti, se cilat kanë qenë vëgimet që ai ka parë.

Bodini ka thënë se ai gjatë gjithë kohës shihte gjyshin e tij të vdekur, por një dritë e bardhë nuk e lejonte atë t’i afrohej.

Ai theksoi se ka qëndruar për rreth një muaj në gjendje kome.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Alfred ti e ke kaluar komën, çfarë mban mend?

Alfred Bodini: Unë kam qenë në koma në 2008-ën.

Brikena Prifti:Sa kohë ke qendruar?

Alfred Bodini: Kam qëndruar një muaj.

Brikena Prifti:Çfarë mban mend?

Alfred Bodini: I kam disa kujtime të paqarta.

Brikena Prifti:Çfarë ke parë gjatë asaj kohe?

Alfred Bodini: Mbaj mend se shikoja vegime si tip makthesh. Kam patur një rast tjetër që kam qenë në 2015-ën që kam kaluar milingjit.

Brikena Prifti:Ka qenë e ngjashëm eksperienca?

Alfred Bodini: Kam patur vegime sikur shikoja gjyshin.

Brikena Prifti:Është gjallë, apo ka ndërruar jetë gjyshi?

Alfred Bodini: Ka patur ndërruar jetë. Sikur më vinte një dritë e bardhë dhe nuk më linte ta takoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *