E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 35 minuta më parë
Politikë

A ka interes Kina për Shqipërinë? Softa: Ata të krijojnë varësi përmes kredisë, do të rrezikonin sigurinë kombëtare

Eksperti i ekonomisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar “shkeljen e syrit” të kryeministrit Edi Rama ndaj Kinës në një takim me biznesin amerikan.

Softa tha se, pavarësisht çfarë ndodhi, Shqipëria ka një histori me këtë çështje, ku refuzoi 5G-në e Kinës pas presionit amerikan.

Reklamë

Sipas tij, kinezët kanë treguar në Ballkan se imponohen përmes kredisë.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Softa: Shqipëria nuk është në një krizë institucionale. Si e tillë, kryeministri i vendit i ka votat, nuk ka probleme me votat, nuk është në një moment siç ishin rastet kur një parti e vogël e rrëzonte. E ka maksimumin e votave dhe qeverinë e qetë. Brenda ka pafund probleme. Kina është përmendur edhe në një moment të mëparshëm, kur u përmend 5G. Pati një presion nga SHBA që të mos pranonte 5G-në e ardhur nga Kina. Ishte një presion i fortë dhe qeveria firmosi një marrëveshje me SHBA-në që nuk do të pranonte teknologjinë kineze.

Borakaj: Ka interes Kina për Shqipërinë?

Softa: Ka interes për Ballkanin. Import-eksporti me Italinë është 40%, ndërsa Kina, Greqia e të tjera janë nga 8 deri në 12%, pra nuk ndikojnë shumë në tregun shqiptar. Nga pikëpamja e sigurisë, Kina përbën një problem, ose të paktën shqetësim për SHBA-në; patjetër që Kina mbetet një shqetësim.

Borakaj: Për çështje influence?

Softa: Çështje influence dhe sigurie globale. Kina jep kredi dhe krijon varësi. Kina ka hyrë në Mal të Zi dhe ajo autostrada e Podgoricës është investim i kinezëve, madje kanë kërkuar të kenë edhe portin e Tivarit. Kur Greqia ishte në krizë, blenë portin e Pireut. Në Venezuelë kanë dhënë miliarda euro dhe kërkojnë t’i kthehen përmes naftës. Duke marrë naftë, SHBA-së i është hequr influenca për naftën. Nëse kamerat që do të vijnë në Shqipëri janë prodhim kinez, kjo do të thotë problem për sigurinë kombëtare. A ka nevojë Shqipëria për një “Smart City”?

Vazhdo të lexosh

Reklamë