Si ‘Modelja e vitit në 2016’, imazhi i Dior dhe kopertinave të revistave më të mëdha në botë, Bella Hadid është lehtësisht e identifikueshme. Por në fushatën e saj të fundit, fansat thonë se supermodelja e ka tepruar me photoshopin pasi duket si një person tjetër.

 

 

Akuzat filluan pasi Bella ndau një foto nga xhirimi i ri i Versace këtë javë.

Në foton e realizuar në korrik nga Steven Meisel, 21-vjeçarja pozon midis supermodeljes Stella Maxwell dhe modelit Joao Knorr.

 

 

Është e qartë se Bella është krenare për punën e saj të fundit.

Por disa nga fansat e kanë vënë në pikëpyetje duke thënë se modelja është transformuar tërësisht.

Unë nuk isha në gjendje ta njihja Bellës derisa e pashë foton shumë afër,”-shkruajti një fans. “Ku është Bella Hadid?”

 

 

Ndërsa të tjerë ia vendosën fajin photoshopit.

“Ajo nuk duket si vetvetja. Shumë editim. Ky është photoshop.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *