Subscribe

Lidhja mes babait dhe vajzës është gjithmonë e fortë, por sëfundmi një lidhje e tillë është bërë virale në rrjet.

Komunikimi i Françeskës së vogël me babin e saj Françeskun, ku ajo i kërkon të mos shkojë në punë por të kalojë më shumë kohë me të është bërë virale në rrjet.

Të ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” i moderatores Brikena prifti në Vizion Plus, babë dhe bijë Françesko dhe Françeska kanë treguar se si u bë virale video e tyre në rrjet.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: E do shumë babin?

Françeska: E dua shumë.

Brikena Prifti: Për çfarë e kritikon babin ti, rri shumë në punë ai? Është një marrëdhënie e veçantë?

Françesko: Po është e vërtetë kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Brikena Prifti: Françeska e ndien marrëdhënien tënde?

Françesko: Unë menaxhoj 2-3 punë dhe më marrin shumë kohë, mundohem ta gjej kohën, por si çdo fëmijë do të kalojë shumë kohë me prindin.

Brikena Prifti: Sa të shpeshta janë këto biseda me Françeskën?

Françesko: Të përditshme janë. E njëjta rutinë përditë, është e njëjta frazë, a do rrish me mua, babi mos ik.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *