Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Agron Shehaj, i cili tha në Kuvend se kreu i qeverisë fshihet pas kompanive të inceneratorëve.

 

Duke lëshuar edhe ofendime ndaj tij, Rama i kërkoi deputetit të sillte provat.

 

Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur iu dëgjoj juve, a jeni idiot, apo bëni vetë. Pasi ju thatë se unë fshihem pas një offshore në Hollandë. Dhe unë iu thashë a ka mundësi, të vini këtu e të sillni provën për këto që thoni, pasi kjo është shumë e rëndë. Pasi unë të fshihem pas një offshore në Hollandë, do të thotë se ju duhet të dispononi një provë.

 

Unë iu ftova që ju të jepni provën, dhe në gjithë atë që thatë, unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë. Sepse t’i thuash tjetrin që është në krye të qeverisë, që je i fshehur pas një kompanie offshore në Hollandë, dhe pastaj të vish këtu e të bësh një skeç. Këto janë akuza ekstreme, dhe akuzat ekstreme bëhen vetëm në bazë të provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *