Besojeni apo jo studimet tregojnë se mangësitë e vitaminave janë shpesh një shkak rrënjësor i prishjes së gjumit, dhe një ose më shumë nga këto vitamina mund të jenë gjithçka që qëndron midis jush dhe një gjumi të qetë. Vitamina C: Ju ndoshta tashmë e dini rëndësinë e vitaminës C në sistemin tuaj imunitar, por e dini gjithashtu se është jetësore për gjumin? Sipas një studimi të botuar në PLOS ONE, njerëzit që kanë nivele të ulëta në gjak të vitaminës C kanë më shumë probleme me gjumin dhe janë më të prirur të zgjohen gjatë natës. Hekuri :ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin tuaj, prandaj një mangësi e tuj mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur. Spinaqi është i mbushur me hekur. Një mangësi hekuri është lidhur me sindromën e këmbëve të lodhura,  që shkakton ndjesi të pakëndshme në këmbë dhe një nxitje për të lëvizur këmbët kur flini.Magneziumi: Ky mineral  është thelbësor për të ndihmuar trupin tuaj në prodhimin e melatoninës , hormonit të gjumit. Vitamina b12: Vitamina B12 ruan nervat e trupit dhe qelizat e gjakut dhe ndihmon trupin të krijojë energji.Melatonina: Natën, gjëndrat e trurit prodhojnë një hormon të quajtur melatonin, ndryshe quhet “hormoni i errësirës”. Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit të trupit gjatë natës dhe ditës./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *