Vitin e kaluar dukej sikur nuk kishte asnjë forcë më të fuqishme në botën e muzikës se skuadra famëkeqe e vajzave të Taylor Swift. Por pas një viti të çmendur për Taylor, të mbushur me ndarje të shëmtuara dhe zënka publike, duket se disa nga vajzat e grupit po krijojnë distancë nga ish “liderja” e tyre.

 

Ndoshta largimi më i bujshëm nga skuadra gjatë muajve të fundit është Selena Gomez, dhe arsyeja është padyshim marrëdhënia e saj e re me The Weeknd, që filloi këtë janar. Duke marrë parasysh faktin se artisti kanadez sapo ishte ndarë nga një tjetër pjesëtare e skuadrës, Bella Hadid, vetëm pak muaj më parë, filluan zërat se kjo ishte një shenjë që Gomez po largohej.

 

Pavarësisht se në fillim dukej sikur u mohua diçka e tillë, u bë kohë që nuk shohim më Selenan dhe Taylor së bashku në publik. Veprimet flasin më shumë se fjalët, dhe këto të fundit duket se ishin sa për sy e faqe. Nuk përjashtohet që diçka e tillë mund të hidhet poshtë në vijim, por në këtë pikë duket e vështirë.

 
Me gjithë dramën që po ndodh, ato që janë ende të përkushtuara dhe 100% pjesë e skuadrës janë Lena Dunham, dy motrat Hadid, Lorde dhe Karlie Kloss, të cilat në rrjetet respektive sociale janë parë përkrah lideres së tyre. Situata mbetet e komplikuar për Ed Sheeran (i vetmi mashkull pranë skuadrës) dhe Ellie Goulding, ndërsa Zendaya është larguar me kohë, që kur Taylor u pajtua fillimisht me Kanye West, me telefonatën e famshme që më vonë rezultoi se ishte regjistruar nga producenti 38 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *