E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

A janë ndarë Blero dhe Afrona?!

 

Kohët e fundit në media po përflitej se dyshja e njohur Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Këto dyshime u krijuan pasi Afrona fshiu nga ‘Instagrami’ i saj të gjitha fotot që kishte me Bleron. Gjithashtu ata nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

 

Reklamë

 

Në vorbullën e madhe të thashethemeve Afrona ka zgjedhur t’i sqarojë të gjitha vetëm me anë të një fotoje të publikuar. Në foto ajo shfaqet përkrah Bleros dhe tregon se janë më të dashuruar se kurrë.
“Asnjë lidhje nuk është perfekt. Çdo marrëdhënie ka ulje dhe ngritje. Ata që i kalojnë ato, pavarësisht gjithçkaje, janë dashurie e vërtetë”, shkruan Afrona.
Menjëherë pas këtij postimi Blero i shkruan: “Dashuria ime e përhershme”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë