Ditën e djeshme këngëtari Justin Bieber dhe e fejuara e tij Hailey Baldwin janë fotografuar teksa hyjnë në një gjykatë që lëshon certifikata martese. Pas daljes ka tërhequr vëmendje gjendja e këngëtarit i cili është parë i ulur duke qarë.

 

Kjo nuk është hera e parë që Justin fotografohet në këtë gjendje, por këtë herë vëmendja është diku tjetër. Mediat kanë hedhur dyshime se dje ka ndodhur celebrimi i çiftit.

 

 

 

Hailey e ka dhënë një prononcim për “The Cut” ku ka zbuluar se të gjithë të afërmit e saj janë martuar në moshë të re, prandaj asnjëherë nuk kanë qenë kundër martesës.

 

Më tej ajo shprehet: “Kur e di që është i duhuri, është i duhuri. I them gjithmonë prindërve të mi që nëse do ta ndjenin që nuk është vendimi i duhur do të më ndalonit apo jo? Ata nuk e bënë. Mendoj se duan Justin më shumë se unë”.

 

Kjo deklaratë është marrë si konfirmim për supozimet e bëra nga media, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga dy të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *