E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“A i meritoj?”, heroi i Bondit merr 2.5 mln dollarë (Video emocionuese)

Një shumë prej 2.5 milionë dollarësh i është dorëzuar heroit të Bondit, Ahmed Al-Ahmed, i cili çarmatosi një nga autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach  në Sydne.

Shuma u mblodh nga rreth 43,000 njerëz në të gjithë botën, përmes një fushate online, si shenjë mirënjohjeje për aktin e tij.

Reklamë

Një video e postuar në mediat sociale tregon momentin kur 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve me origjinë siriane, informohet për shumën.

“A e meritoj?” pyet ai, dukshëm i prekur, ndërsa burri që i jep çekun i përgjigjet: ” Çdo qindarkë …”

Reklamë

I pyetur se çfarë mesazhi donte t’u dërgonte dhjetëra mijëra donatorëve, Ahmed Al-Ahmed foli për unitetin dhe solidaritetin.

“Duke qëndruar së bashku, të gjithë njerëzit, duke lënë pas gjithçka që është e keqe dhe duke vazhduar të shpëtojmë jetë. Duke shpëtuar jetë “, tha ai nga shtrati i spitalit, duke shtuar: “Kur shpëtova njerëz, e bëra nga zemra”.

Videoja shkaktoi emocione të forta dhe një lumë komentesh në mediat sociale, me shumë përdorues që lavdëruan modestinë e tij dhe e quajtën atë një “hero”.

Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, gjatë festës Hanukkah në plazhin Bondi, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të festës hebraike. Nga të shtënat u vranë 15 persona, përfshirë një vajzë 10-vjeçare, dhe u plagosën rëndë dhjetëra të tjerë.

Ahmed Al-Ahmed, pronar i një dyqani ushqimor në Sutherland, arriti të çarmatoste një nga autorët e sulmit terrorist.

Ai i rrëmbeu armën dhe e shtriu përtokë.

Ai u plagos me armë zjarri në shpatull dhe krah.

Vazhdo të lexosh

Reklamë