Vetmia është një ndër problemet më shqetësuese me të cilën po përballet shoqëria njerzore. Individë të ndryshme femra ose meshkuj e kanë të vështirë që të gjejnë atë çfarë kanë nevojë, pa u ndikuar dhe në gjendjen e tyre emocionale.

 

Rreth 50% e të rriturve e kanë të vështirë të gjejnë partnerin e tyre. Më poshtë ju do të lëxoni disa arsye që ndikojnë në këtë.

 

Idealizimi i marrëdhënies

Të gjithë kanë idenë e tyre se si duhet të jetë një marrëdhënie sipas ëndrrave të tyre, por ndonjëherë këto ëndrra shtypen nga realiteti. Nuk ekziston një lidhje perfekte. Partneri juaj është një njeri real dhe jo një personazh një libër.

 

Mungon vetëvlerësimi

Të respektosh vetveten është baza e çdo marrëdhënieje. Nëse ju nuk ndiheni mire me vetveten asnjë partner nuk do ju plotësojë.

 

Të dhunosh hapësirën personale

Shumë thonë se një lidhje funksionon kur përdor disa teknika manipulimi, por askush nuk e dëshiron atë gjë. Nëse nuk ju pëlqen një veprim apo sjellje e partnerit dhe ai nuk zgjedh të ndryshojë ka vetëm një zgjidhje ose do ta pranoni ashtu siç është ose do largoheni nga ai.

 

Të mos falësh

Të gjithë gabojnë. Shpesh ne jemi tepër strikt në gjykimin e të tjerëve, por jo mjaftueshëm për veten tonë. Edhe nëse ju ndiheni tepër të ofenduar nga partneri ndërkohë që ju keni investuar shumë në këtë marrëdhënie, atëherë jepini një mundësi të dytë. Do t’iu lehtësonte dhe ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *