Nën efekte të ndryshme ne të gjithë sillemi ndryshe, por kjo s’do të thotë që sa herë deheni dhe silleni çuditshëm tregoni 100% veten tuaj.

 

Alkooli na bën të gjithëve të jemi më impulsivë dhe të mos na interesojë se çfarë mendojnë të tjerët për ne, por a zbulon plotësisht karakterin tonë?

 

Si fillim, duhet të kuptojmë sesi alkooli ndikon në sjellje

 

Për hir të së vërtetës, konsumimi alkoolit, sidomos në evente sociale vjen shpesh me përfitime. Studimet thonë se e pira ul ndjeshëm gjendjen e ankthit apo reagimeve negative ndaj situatave të ndryshme sociale dhe na bën më shumë ekstrovert, social, bujarë dhe… të sinqertë.

 

Patjetër, ekziston dhe ana tjetër e medaljes që lidhet me alkoolin, sidomos kur masa e tij tejkalohet. Personi i dehur mund të mos e ketë më veten nën kontroll dhe nis të bëjë skena më të ndryshmet, që në shumë raste besdisin dhe nervozojnë edhe të tjerët përreth tij.

 

Po a reflekton alkooli personalitetin tonë të vërtetë?

 

Alkooli mund të ndryshojë mënyrën sesi ndihemi, mendojmë apo sillemi. Shpesh, ai na lejon të zgjerojmë limitet tona, ndjesinë e lirisë dhe na bën të çlirohemi nga mekanizmat mbrojtës që përdorim në gjendje normale. Jo më kot, në ato momente jemi euforikë, të lumtur dhe entuziastë. Eshtë e vërtetë që alkooli nxjerr në sipërfaqe atë pjesë tuajën që ju e mbani të fshehtë në përditshmëri, prandaj shkrimtarët dhe filozofët e famshëm thonë shpesh se personaliteti që keni kur jeni të dehur është ai i vërtetë.

 

Diçka e tillë ende nuk është konfirmuar skencërisht, por është fakt që sapo të kthjellohen, nuk do të ketë mbetur asgjë nga sjelljet e gjendjes së një nate më parë, që i shfaqën me aq guxim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *