Fazat e rritjes së një fëmije është dhe një ndër proceset më të vështira me të cilat ndeshet çdo prind. Shqetësimet gjatë procesit të rritjes janë të shumta ndaj gjithmonë  duhet të jemi të kujdesshëm kur bëhet fjalë për fëmijë tanë.

 

Nënat janë dhe personat që janë gjithmonë afër fëmijëve ndaj janë dhe më të shqetësuarat në shumicën e rasteve.

 

Djali im 18 muajsh nuk ka urinuar për 6 orë, a është normale? A mund të ketë ndonjë problem edhe pse duket mirë?Është normale që një nënë të shqetësohet nëse fëmija kalon 6 orë pa urinuar gjatë ditës, ndërsa gjatë natës nëse nuk ushqehet kjo kohë pa urinuar nuk duhet të përbëjë shqetësim.

 

Udhëzimi i përgjithshëm për foshnjat më të mëdhenj se një vjeç është se mosurinimi për 12 orë është një shenjë e dehidratimit, ndërsa për foshnjat më të vegjël se aq, 6 orë me një pelenë të thatë është një shenjë e dehidratimit.

Prandaj, nëse i referoheni udhëzimeve mjekësore, fëmija juaj nuk ka ndonjë problem sepse është 18 mujash dhe ka kaluar vetëm 6 orë pa urinuar. Megjithatë, prindërit i njohin më mirë se kushdo fëmijët e tyre dhe i dallojnë kur ndryshimet tek ata janë shumë të mëdhaja.

 

Disa gjëra që duhen marrë parasysh, për të vlerësuar situatën:

A ka ngrënë dhe pirë si zakonisht gjatë këtyre orëve?  Kur ka urinuar, a ishte urina me ngjyrë të zbardhur dhe me një erë të butë? Nëse urina duket më e koncentruar, e errët dhe me erë të mprehtë, atëherë djali juaj thjesht duhet të pijë më shumë ujë. A tregon ai ndonjë shenjë se po e mban vetë urinën? Ndoshta nuk e bën sepse ka dhimbje po ta bëjë. A ka temperaturë, ose ndonjë shenjë sëmundjeje, që mund të jetë tregues i një infeksioni të traktit urinar? Nëse nuk tregon shenja të tjera sëmundjeje, mos u shqetësoni shumë, por ofrojini sa më shumë ujë dhe lëngje. Nëse fëmija juaj duket i sëmurë, duket se është në ndonjë lloj dhimbjeje, nuk ha apo pi, ka ethe, urinë me erë të keqe ose shenja të gjakut në urinë e tij, kontaktoni me mjekun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *