COVID-19 nuk transmetohet nga nëna pozitive tek foshnja përmes ushqyerjes me gji. Kjo u zbulua nga një studim i fundit.

 

Gjatë studimit, të sapolindurit u ushqyen me gji, duke ndjekur të gjitha rregullat e rekomanduara në kohë pandemie: përdorimi i maskës, larja e duarve, pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve.

 

“Këto janë rezultate qetësuese për nënat dhe ekipet shëndetësore që kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Studimi mbnështet gjithashtu rekomandimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorimin e qumështit të gjirit, duke patur parasysh përfitimet e tij të shumta”, shpjegoi Prof. Enrico Bertino.

 

Mjekët kanë vite që studiojnë vetitë antivirale të qumështit të gjirit. Kërkimet kanë treguar praninë e përbërësve të rinj aktivë që mund të mbrojnë foshnjën nga infeksionet virale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *