Majlinda, ish-e dashura e reperit Majk, ditën e djeshme ka lindur fëmijën e saj të parë, një vogëlush të ëmbël e shumë simpatik.

 

 

Ndonëse të gjitha mediat komentuan faktin nëse do të kishte një reagim nga ana e Majk për lindjen e bebes, duke qenë se më parë u aludua se ky fëmijë është i tij, vetë reperi ende nuk ka dhënë asnjë sinjal apo prononcim të mundshëm lidhur me gjithë historinë.

 

 

Majlinda, nga ana tjetër, vazhdon jetën e saj normalisht dhe ndihet më se e bekuar për ardhjen në jetë të bebes. Ajo vetëm pak minuta më parë ka postuar një fotografi me Roanin e vogël në krahë. “Mëngjeset si këto, më shumë se e bekuar!” – ka shkruar Majlinda, ndërkohë që duket se ajo ka shkuar sot në shtëpi.

 

 

Një tjetër detaj që bie në sy është fakti se Majlinda duket mjaft në formë edhe pse ka kaluar vetëm një ditë nga lindja e vogëlushit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *