E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A e pini ujin e rrjetit? Rama: Mos kini dyshime, Zahon e laj dy herë në ditë me të

Në konferencën e zhvilluar me fokus ekonominë, kryeministri Edi Rama u pyet nëse e konsumon apo jo ujin që vjen nga rrjeti në shtëpi.

Kreu i qeverisë nuk nguroi të përgjigjej, duke theksuar që askush mos të kishte dyshime për këtë.

“Mos ki asnjë dyshim. Sa i përket mesatareve unë iu referova faktit se Tirana ka një rritje të sumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vet, ka disa ora 24 orë, ka disa që nuk janë, e dimë shumë mirë. Ka një rritje të ndjeshme përpara se të fillonte ky transformim me këto masive.”

Ndërsa një pjesë e qytetarëve shprehin pakënaqësitë rreth cilësisë së ujit të rrjetit, Rama tha se djali i tij i vogël, Zaho, lahet dy herë në ditë me atë ujë.

“Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepse ka shumë dëshirë që të lahet. S’di ku gjendet tjetër ujë përveç nga rubineti. Nuk e laj me ujë shiu. Ky është minimumi që mund të them. Kështu që nëse do të ndihmojë për fëmijët e tu, ta dërgoj një ditë si zhytet në ujë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë