Në një marrëdhënie femra gjithmonë ka aftësi që të ndryshojë sjelljen e partnerit të saj. Jo gjithmonë kjo frymë ndryshimi ka një ndikim pozitiv në jetën e një çifti.

 

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për një marrëdhënie të suksesshme.

 

Nuk është puna ime

Hiqeni nga fjalori juaj këtë frazë. Një ndihmë simbolike ndaj kolegut, do iu stimulojë ndjenjën e vullnetit të mirë, çka mund të çojë në një miqësi me baza të forta të mirënjohjes.

 

Evito nënvlerësimin

Jini të kujdesshëm në mënyrën se si komentoni idetë e të tretëve në punën tuaj. Merrini në konsideratë dhe mos i refuzoni automatikisht. Nëse thoni “Jo” që në krye të herës, ju vendoseni padashur në pozita kundërshtare.

 

I zhurmshëm

Duke punuar në pak metra katrorë, në një hapësirë modeste, mund të mendoni se keni vendin dhe ambientin tuaj, por në realitet jeni shumë afër më kolegët. Ndaj, kontrolloni zërin e lartë në telefon, pasi kjo mund të shqetësojë njerëzit e tjerë.

 

Festa dhe ditëlindje

Pjesëmarrja në të tilla evente është hapi i parë për të njohur në të tjera pozita më pak diskrete, bashkëpunëtorët tuaj. Edhe nëse mendoni se është traditë demode, mund të befasoheni nga personat që i njihni ndryshe në punën tuaj.

 

Biseda në grup

Mënyra më e mirë për të bërë bashkë stafin është të angazhuarit bashkarish në biseda e diskutime me tematikë pune. Të komunikuarit veçmas, me vetëm një individ mund të krijojë përshtypje jo pozitive rrotull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *