A e mbani mend këngëtaren Leonora Poloska? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e saj!

Ajo ka qenë një nga këngëtaret që bëri jo pak famë në tregun muzikor shqiptar. Prej vitesh Leonora Poloskën nuk e shohim aktive në muzikë, të paktën në tregun muzikor të Shqipërisë.

Duket se këngëtarja ja ka dedikuar jetën e saj më tepër familjes, se sa karrierës në vitet e fundit.

Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja, ajo është bërë nënë. Këngëtarja e njohur Leonora Poloska ka sjellë në jetë femijën e saj të parë. Ajo ishte në pritje të ëmbël ndërkohë që tashmë ka në krahë vogëlushen e saj.

Bashkëshorti i këngëtares ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falenderuar Leonorën për dhuratën e mrekullueshme.

“Gruja jem e dashur, faleminderit që na e linde këtë Princeshë. Mirse erdhe qika babit, zemra jeme ma e mira nbot”, – shkruan Andin Randobrava në rrjetet sociale.



