Ish deputeti demokrat Gert Bogdani nëpërmjet një statusi në facebook aludon në lidhje me dhënien e mundshme me koncesion të ishullit të Sazanit.

Nëpërmjet pyetjes retorike : “A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?, përfaqësuesi demokrat shkruan se këto ditë ishulli po pastrohet nga ferrat pasi ka zëra se investiture nga Afrika e Veriut janë të interesuar për ta marrë me koncesion.

Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne ‘investitoret’ nga Afrika e Veriut per ta inspektuar! (Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores)

Bogdani shton se ka zëra që është bërë tender sekret duke shfrytëzuar kohën e pandemisë për ta dhënë me koncesion, dhe e gjitha kjo ka nevojë për transparencë.

Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di),  nese eshte e vertete eshte turp historik dhe babezi unike!Nese eshte e vertete (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a eshte shfrytezuar gjendja e pandemise dhe Covidit per t’u bere me tender sekret dhe kush ka qene ai i marre qe ka marre guximin ta firmosi nje procedure te tille!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *