E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

A e dini si ndikon kafja në tru, stomak dhe në qarkullimin e gjakut?!

Kafja është një ndër pijët më të dashura dhe të konsumuara nga ne të gjithë.  Ajo përmban kafeinë dhe na ndihmon që të kthejmë energjinë e humbur.

 

Kafja e mëngjesit për shumë nga ne shikohet si një ndër energjitë e vetme për të nisur ditën.

 

Reklamë

Kafeina ka shumë efekte anësore në shëndetin e trupi tonë, më poshtë do të lexoni disa nga to. Kafeina përmirëson gjendjen tonë shpirtërore, stabilizon përqendrimin dhe ul oreksin. Efektet zgjasin për disa orë pas konsumimit. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë.

 

Efekti i kafeinës në tru

Mund të përmirësojë kujtesën, përmirëson përqendrimin dhe largon gjumin. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë.

 

Efekti i kafeinës në stomak

Ndërsa ekzistojnë shumë efekte pozitive të aktivitetit të kafeinës në tru, stomaku është diçka ndryshe. Ndërsa kafeina ngre nivelin e acidit, mund të shkaktojë urth. Përveç kësaj, zvogëlon oreksin.

 

Efekti i kafeinës në qarkullimin e gjakut

Kafeina rrit presionin e gjakut, por ekspertët thonë se këto nuk janë nivele të larta për t’u shqetësuar. Një kafe, nuk mund të shkaktojë dëm te njerëzit e rritur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë