Gërhitja me zë të lartë mund të jetë shenjë e hershme e probleme me kujtesë. Sipas një studimi më të fundit në lidhje me pasojat e gërhitjes rezulton se ajo ka një ndikim të madh në humbjen e kujtesës.

 

Gjysmë milion banorë të Britanisë së Madhe vuajë nga gjendja, e cila është e pranishme në moshën e mesme te njerëzit me mbipeshë dhe shkakton tkurrjen e mureve të fytit gjatë gjumit, duke ndalur frymëmarrjen.

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit tani sugjerojnë se kjo mund të tkurrë pjesët e trurit duke ulur nivelet e oksigjenit në gjak. Studimi gjeti se personat me apnea kishin të reduktuar trashësinë e kores së trurit në anën e djathtë dhe të majtë, të cilat janë qendrat e kujtesës të trurit dhe të lidhura me demencë.

 

Këto ndryshime të trurit ishin të lidhura me performancë të dobët në një testin e kujtesës, ku njerëzve iu dhanë një listë prej 15 artikujve dhe u kërkua t’i kujtojnë pas 20 minutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *