Udhëtimet janë shpesh mënyra më e lodhshme dhe më e shpifur për një pjesë të madhe nga ne kjo për shkak se gjatë asaj periudhe.

 

Ndodh shpesh që gjatë udhëtimit ne të jemi në praninë e personave të ndryshëm të cilët mund të jenë të mbytur në djersë, që nuk i kanë  pastruar dhëmbët me orë të tëra, ndërkaq kondicioneri është duke pompuar mikrobe të ricikluar drejt e në fytyrën tuaj.

 

Avioni është automjeti më i ndyrë dhe më i mbushur me mikrobe. Një studim i fundit ka përcaktuar dhe vendet më të ndryra dhe pjesë e tyre janë dhe vendet që ne prekim gjatë gjithë kohës.

 

Duke filluar nga pushimoret e kokës e deri te shpuzoret, pesë sipërfaqet më të ndyra në aeroplan duket se janë të mbuluara me myk, baktere, mikrobe e shumë gjëra tjera.

 

Hetuesit kanë analizuar 18 udhëtime të cilat kanë ndodhur gjatë tërë ditës. Ata kanë mbledhur mostra me më shumë se 100 mostra, duke i analizuar rripat e sigurisë, xhepat e karrigeve, shpuzoret, etj.

 

Kështu, ata konstatuan se pjesët ku e mbështesim kokën janë pjesa më e ndyrë e aeroplanit, të cilat bartin bakterin hemolitik, bakterin E. Coli, etj. Gjithashtu xhëpat e karrigeve janë tejet të ndyrë, ndjekur pas nga rripat e sigurisë, shpuzoret dhe bravat e derës së tualetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *