Tradhëtia në çift është një ndër fenomenet më të përsëritura dhe shpesh dhe shkaku kryesor i ndarjes së shumë çifteve.

 

Asnjëherë nuk dihet shkaku i vërtetë dhe arsyeja se pse partnerët tradhëtojnë, personin që kanë në krahë.

 

Arsyet kryesore pse ndodh tradhtia janë edhe motivet më të shpeshta të fshehura shkaku i të cilave dikush vendos të tradhtojë.

 

Pakënaqësia me vetveten

Personi i cili tradhton në këtë mënyrë sinjalizon se është i pakënaqur, ndërsa arsyeja e pakënaqësisë mund të jetë e ndryshme, si për shembull mungesa e dashurisë dhe e vëmendjes, mungesa e kimisë ose mungesa e komunikimit, ndërsa shpesh ndodh se personi që tradhton më së shumti është i pakënaqur me vetveten dhe me mënyrën e jetesës së tij dhe për këtë arsye tradhtia paraqet një lloj tentimi dhe kërkimi për një stil tjetër të jetës dhe për një pasqyrë tjetër të vetvetes.

 

Ikja nga problemet

Personat e papjekur kur gjenden në një lidhje dhe kur ju ndodhin probleme shpesh kanë tendencën që të tradhtojnë, sepse në këtë mënyrë tradhtia paraqet “një ikje nga problemet”, ndërsa strategjia e tyre për të tradhtuar shpesh bëhet pa vetëdije dhe kjo çon nga zgjidhja e një problemi në zgjidhjen e një problemit tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *