Gjumi është dhe procesi për të cilin duhet të kujdesemi gjithmonë pasi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin tonë dhe po ashtu në fuqinë tonë ditore.

 

Sipas studimeve të ndryshme rezulton se asnjëherë nuk duhet të flemë me jastëk pambuku! Jastëkët e mëndafshit janë zgjidhja më e mirë për orët e gjumit, ose atë që ndryshe njihet si “ilaçi” i bukurisë tek femrat!

 

Sipas ekspertëve të kujdesit ndaj lëkurës, materiali i mëndafshit ul fërkimet me fytyrën gjatë kohës që ju flini, gjithashtu redukton acarimin e lëkurës, flokëve dhe shtimin e rrudhave.

 

Jastëkët e pambukut thuhet se kapin lëkurën tuaj sepse nuk e lejojnë atë që të rrëshqasë. Nga ana tjetër, jastëkët, çarçafët e mëndafshit e lënë lëkurën tuaj të marrë frymë, duke mos e tërhequr lëkurën.

 

Shtrirja me fytyrë poshtë në jastëk gjithashtu mund të shkaktojë plakje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *