E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Unaza e martesës cilësohet si një ndër objektet më të shenjta në një marrëdhënie. Zakonisht ajo mbahet në dorën e majtë dhe lind pyetja se pse vetëm në dorën e majtë?

 

Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta (po pra!). Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.

 

Reklamë

Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.

 

Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.

 

Gjë e lezetshme apo jo?

 

Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë