Subscribe

Pas përfundimit të sezonit veror, Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punimet për zgjerimin e rrugës më të rëndësishme në vend, autostradës Tiranë-Durrës.

Bëhet fjalë për 6 kilometra, nga kthesa e Kamzës deri në mbikalimit e Rinasit në Kashar.

Erjola Muka, Drejtore e Përgjithshme e Infrastrukturës në ministri, e ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus tha se kur pritet të përfundojnë punimet për këtë lot.

Punimet në këtë segment janë sfiduese. Kemi të bëjmë me aks me qarkullimin të lartë mjetesh. Në vitin që vjen ne mendojmë që ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin, konkretisht në gjurmën ku kanë nisur punimet për zgjerim. Ndërkohë ne synojmë që kjo pjesë e autostradës të jetë në funksion për qytetarët përpara sezonit turistik 2025”, tha Muka në Vizon Plus.

Autostrada Tiranë-Durrës është rruga më fluksin më të lartë të qarkullimit, me mbi 90 mijë mjete në ditë. Ndërhyrja në të, për zgjerim, ishte bërë mëse  domosdoshme.

Por ekspertët janë të mendimit se me zbatimin e projekteve të tjera lidhëse, siç janë bypassi i Tiranës apo dhe vijimi korridorit  Adriatiko-Jonian, fluksi i lëvizjes në këtë segment do të ulet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *