E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

A e dini cili është gabimi që të gjithë nënat shtatzane bëjnë?!

Periudha më e bukur për një femër është shtatzania edhe pse është dhe periudha më e vështirë gjatë gjithë rrugëtimit 9-mujor.

 

Shpesh dëgjojmë se një nënë shtatzane duhet që të ushqehet për dy, persona, një veprim që nuk është aspak i këshillueshëm dhe i shëndetshëm. Një regjim i tillë ushqimor është dhe mënyra më e shpejtë për të shtuar në peshë që shkakton dhe shumë probleme shëndetsore për fëmijën.

 

Reklamë

Studiuesit morën në shqyrtim 905 nëna të reja së bashku me foshnjat e tyre dhe vunë re se individët që kishin marrë shumë kilogramë gjatë shtatzënisë kishin vënë në rrezik shëndetin e të vegjëlve.E njëjta gjë shihej edhe në rastet e nënave që gjatë shtatzënisë kishin fituar shumë pak peshë.

 

Fëmijët e nënave që kishin ngrënë më shumë se zakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë ishin të predispozuar për të qenë të prekur nga diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare.

 

Gjithashtu nga ky studim u mor vesh se pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk ja kanë idenë se sa është sasia ideale e kalorive që duhet të marrin mesatarisht në ditë.

 

Sipas specialistëve kjo sasi kalorish ndryshon nga njëri individ tek tjetri, ama e mira është që gratë shtatzëna të kujdesen për të mos e kaluar masën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë