E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

A e dini cilët janë meshkujt e preferuar të femrave?!

Femrat duket se preferojnë meshkujt të cilët braktisin e jo ato që braktisen nga partnerja.

 

Sipas studiuesve të ndryshëm gatishmëria e mashkullit që të përfundojë lidhjen e caktuar për të gjetur ndonjë më të mirë, femrat mund ta kuptojnë si tregues të statusit të caktuar.

 

Reklamë

Studimi është bazuar në sajimin e një shërbimi të internetit për kërkime të partnerëve, të cilin pjesëmarrësit e kanë shikuar.

 

Pas një grumbulli informatash triviale për profilet e rreme të personave nga kjo faqe e shërbimit, pjesëmarrësit kanë zbuluar të dhënat se përse ka ndodhur prishja e lidhjes së mëparshme.

 

Kanë ekzistuar tri mundësi për përgjigje – personi është i braktisur, ka ndërprerë vetë lidhjen apo ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj pyetje.  Nga këto stidime është zbuluar se femrave më shumë u kanë pëlqyer meshkujt, të cilët braktisin.

 

Nga ana tjetër, meshkujt e braktisur nga partnerja, kanë qenë më pak joshës.

 

Sipas hulumtuesve, femrat, të cilat e kanë braktisur partnerin i konsiderojnë dominonte, gjë që nuk përputhet me perceptimin e tyre rreth roleve seksuale.

 

Nga kjo është arritur në përfundim se këto lloj femrash zgjedhin shumë dhe kanë kërkesa të mëdha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë